back to top
Thursday, July 31, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGOOOOOOOOOOL NGA LATIFI – Shkëndija barazon kundër ekipit rumun, kualifikimi tutje duket...

GOOOOOOOOOOL NGA LATIFI – Shkëndija barazon kundër ekipit rumun, kualifikimi tutje duket në horizont

Të ngjajshme

Liridon Latifi ka shënuar gol të rëndësishëm për Shkëndijën në minutën e 33-të, duke barazuar rezultatin në ndeshjen kundër FCSB-së në Bukuresht.

Aktualisht, rezultati i takimit është FCSB 1 – 1 Shkëndija, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 1:2 në favor të skuadrës nga Tetova, Shkëndija është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, kishte përfunduar me fitoren minimale 1:0 për Shkëndijën. FCSB, një nga klubet më të njohura të Rumanisë, tani është në disavantazh dhe ka nevojë për dy gola për të përmbysur rezultatin.

Nëse Shkëndija arrin ta ruajë epërsinë, në fazën tjetër do të përballet me Qarabagun, kampionin e Azerbajxhanit.

Nëse dëshironi ta shikoni ndeshjen live, KLIKONI KËTU./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit