Google, ndjek Facebook. Me masa të reja kundër ekstremizmit online

Kompania amerikane Google, është zotuar të rrisë kushtet e sigurisë dhe kontrollit të informacionit online që ndihmon në përhapjen dhe nxitjen e ekstremizmit.
Sipas gjigandit teknologjik Google, informacioni që ka të bëjë me ekstremistët ka pasur katër herë më shumë klikime.
Google ka premtuar se do të ndjekë gjurmët e Facebook, duke vendosur inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe shqyrtuar më shpejt të dhënat në lidhje me ekstremistët.
Lexo edheU mbajt peng për më shumë se një vit, vdes studenti 22 vjeç
Për “YouTube”, që është pjesë e Google, kjo do të thotë nxitjen e zhvillimit të sistemit të automatizuar i cili zbulon videot që përmbajnë propagandë terroriste dhe personat që hyjnë në këtë faqe, do të identifikohen direkt nga sistemi, të dhëna të cilat do të raportohen për ati-terrorizmit.
“Google dhe YouTube janë të angazhuar të jenë pjesë e kësaj zgjidhjeje. Ne po bashkëpunojmë me qeverinë, me grupet e zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile për të trajtuar problemin e ekstremizmit të dhunshëm në internet. Nuk duhet të ketë vend për informacione terroriste në shërbimet tona”, shprehen zyrtarë të Google.














