“Gomë rezervë”, “bandash” Kurti i rikthehet gjuhës ofenduese teksa sulmon Arian Tahirin e PDK-së në Mitrovicë
dp

Lexo edheDisa orë para hapjes së vendvotimeve, Hekuran Murati bën fushatë me pare të shtetit, rrit asistencën sociale 20%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në përpjekje për ta përkrahur Faton Pecin ka fyer kundërkandidatin e tij nga PDK-ja për Mitrovicën, Arian Tahirin.
Me ngritje zëri në skenë në palestrën “Minatori”, Kurti ka thënë se PDK-ja ka hyrë në garë me gomë rezervë, pasi kryetari aktual, Bedri Hamza refuzoi mandatin e ri.
“Kjo partia tjetër që ka qenë në pushtet këto katër vjet, nuk po garon edhe për një mandat tjetër, prandaj kryetari aktual edhe naj ditë edhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë”, ka fyer rëndë Kurti.

Lexo edheDisa orë para hapjes së vendvotimeve, Hekuran Murati bën fushatë me pare të shtetit, rrit asistencën sociale 20%
“Po nuk shkohet në Mitrovicë e për Mitrovicën me gumë rezervë. E me që s’ki çka ju bon, kryetari nuk po e don edhe një mandat, prandaj, nesër, e diel, 12 tetor, keni shansin që gumën rezervë me ua shfry e me ua qit në bandash e me ba Faton Pecin kryetar”, ka vazhduar fyerjet Kurti.
