back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaKulturëGold AG: E bëj një këngë me një femër, menjëherë thonë ‘qy...

Gold AG: E bëj një këngë me një femër, menjëherë thonë ‘qy çka ka ba haxhia’

Të ngjajshme

Rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i plagosur në Itali

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit...

Bajrami dhe Terras flasin për rrugën evropiane të Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami,...

Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar...

Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Italisë

Como është skuadra e fundit e cila është kualifikuar...

Gold AG ka folur lidhur me kritikat që ka marrë për bashkëpunimin me një artiste.

Gold AG është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat priten shumë mirë nga fansat.

Reperi njihet për këngë me motive patriotike, por nuk i ka lënë anash edhe ato ku i këndon dashurisë.

Së fundi, ai ka bashkëpunuar me Anxhela Peristerin për këngën “Fiksim”, për të cilën ka pranuar disa kritika.

Por, në një intervistë të dhënë së fundi, Goldi iu përgjigjet gjithë atyre kritikave.

“A e keni pa krejt veç mu më kapen, krejt i këndojnë drogës, jam i pitë, i drogirat, kërkush me kërkënd nuk merret. Unë e bëj një këng me një femër, qy çka ka ba haxhia. Edhe kurgjo s’kam ba, kam këndu diçka për dashni, shumë është normale, do që thojnë ma ke pru këtu shpirtin me këngë patriotike, pse bre vëlla po më dëgjon. Unë i kam ata që më dojnë, më dëgjojnë”, tha ndër të tjera reperi.

Ai po ashu shtoi se ndihet krenar që e dëgjojnë edhe gjeneratat e vjetra.

“Tupani bjen për ata që kan vesh’ ❤️”, ka shkruar mbi video. /Lajmi.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz