Golat e Shaqirit dhe Xhakës, vjen lajmi i madh për Zvicëren
BILLI
Lexo edheKjo është gjendja e kosovarit që u rrah nga huliganët serbë pasi ja mori flamurin e Kosovës nga duart
Pas fitores jetësore në minutat e fundit ndaj rivalit të Grupit E Serbisë, tani Zvicrës i mjafton edhe vetëm një pikë kundër Kosta Rikës për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.
Kosta Rika i ka humbur të dy ndeshjen deri tani dhe tashmë është përshëndetur nga Kupa e Botës, por nëse e mposht Zvicrës, atëherë rezultati i ndeshjes Brazili – Serbi do të vendosë nëse djelmoshat e Vladimir Petkovicit vazhdojnë tutje, raporton Express.
Nëse serbët fitojnë, do t’i kalojnë grupet, por nëse barazojnë atëherë duhet të shpresojnë për një goldallim prej dy golave apo më shumë për të përfunduar në vendin e dytë para Zvicrës.

Lexo edheKjo është gjendja e kosovarit që u rrah nga huliganët serbë pasi ja mori flamurin e Kosovës nga duart
Lojtarët shqiptarë, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri pritet të startojnë si zakonisht.
Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Sommer; Lichtsteiner, Schar, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Dzemaili, Zuber; Seferovic.