Gola i përgjigjet PDK-së: Radha është e juaja të tërhiqeni dhe të respektoni kushtet e LVV-së
dp

Lexo edheAktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri: “Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të deputetëve të PDK-së lidhur me kundërshtimin e propozimeve për nënkryetarë të Kuvendit.
Gola ka thënë se kundërshtimi i emrave të propozuar nuk përbën një “gjetje të re”, duke rikujtuar zhvillimet pas zgjedhjeve të shkurtit 2025.
Sipas tij, në atë kohë LVV-ja, ndonëse kishte të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, ishte detyruar t’i ndryshonte vazhdimisht propozimet për shkak të kundërshtimeve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
“Sa për rikujtim, në zgjedhjet e shkurtit 2025, ndonëse LV-ja gëzonte të drejtën kushtetuese për të propozuar kandidat për kryetar kuvendi, ajo u detyrua në vazhdimësi t’i ndërrojë propozimet ngase ishit pikërisht PDK së bashku me LDK e AAK, që kapeshit për emra”, ka shkruar Gola.

Lexo edheAktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri: “Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”
Statusi i tij i plotë: