BallinaSportGoditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Goditje për Real Madridin, Trent Alexander-Arnold jashtë deri vitin tjetër

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Trent Alexander-Arnold do të mungojë për rreth dy muaj dhe nuk pritet të luajë më deri në fillim të vitit 2026. Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Athletic Club, testet mjekësore konfirmuan se ai ka një lëndim muskulor në quadricepsin e këmbës së majtë. Ky është dëmtimi i tij i tretë që nga momenti kur u bashkua me Real Madridin.

Mbrojtësi anglez kishte gjetur një formë të mirë dhe stabilitet në lojë, por tani do t’i duhet një tjetër periudhë rikuperimi. Meqë Carvajal vazhdon të jetë jashtë, trajneri Xabi Alonso duhet të gjejë zgjidhje të tjera në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Opsionet janë të rikthejë Fede Valverden në atë rol, t’i besojë Reaul Asencios, i cili e zëvendësoi në San Mames, ose të përdorë Eder Militãon, që e ka luajtur këtë pozicion me kombëtaren braziliane. Real Madridi nuk pritet të rrezikojë dhe do ta lejojë Alexander-Arnold të rikuperohet plotësisht për fillimin e vitit të ri.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz