Goditje e rëndë për Interin, Lautaro Martinez pritet të mungojë deri në fund të nëntorit
dp

Lexo edheNdeshja për pozitën e parë, mbyllet pa fitues takimi mes Malishevës dhe Prishtinës

Interi ka marrë një goditje të rëndë, pasi kapiteni Lautaro Martinez pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të muajit nëntor për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi argjentinas ka pësuar një problem fizik në kofshën e majtë, me inflamacion në muskujt e pasmë të saj.
Sipas raportimeve, Martinez mund të humbasë deri në gjashtë ndeshje me fanellën e zikaltërve, duke i shkaktuar trajnerit një mungesë të rëndësishme në repartin ofensiv.

Lexo edheNdeshja për pozitën e parë, mbyllet pa fitues takimi mes Malishevës dhe Prishtinës
Tashmë, Interi shpreson që kapiteni të rikuperohet sa më shpejt, ndërsa ekipi duhet të gjejë zgjidhje për të përballuar ndeshjet e ardhshme pa një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. /IndeksOnline/