back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeGoditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Goditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Të ngjajshme

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar të premten në Sllatinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë procedurat përpara?

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)...

Në Drenas raportohet një rast i vetëplagosjes me armë zjarri, Policia nis hetimet

Një person dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri...

Personi i aksidentuar në Sllatinë, vdes në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi...

​Trump përfshin udhëheqës ushtarakë në përpjekjet diplomatike për Iranin dhe Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap...

Policia e Kosovës ka iniciuar raste për “Falsifikim të parasë” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” pas një incidenti të raportuar më 6 shkurt rreth orës 19:30, në fshatin Prelez i Jerlive, në Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, në një pompë të derivateve është dyshuar përdorimi i një kartëmonedhe të falsifikuar prej 20 eurosh. Patrulla policore ka identifikuar tre persona të dyshuar: Sh. V. (27), shtetas i Kosovës, si dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30) dhe M. O. (28). Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar, një sasi të vogël substance narkotike dhe dy mulli.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale, ndërsa dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari kosovar është liruar pas intervistimit.

Më 7 shkurt 2026, gjatë vazhdimit të hetimeve, policia ka identifikuar banesën me qira të të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të ndryshme. Po ashtu, është konstatuar se njëri nga të dyshuarit, M. O., ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar edhe një e mitur kosovare, A. T. (17), e cila shoqëronte të dyshuarin. Në kontrollin e banesës së saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël narkotikësh dhe dokumente të huaja. Sipas policisë, substanca narkotike i përkiste E. D. (19).

Të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz