back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaBotëGodet të dashurën për 40 minuta, viktima bie në koma

Godet të dashurën për 40 minuta, viktima bie në koma

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Pamjet shokuese tregojnë se një bodybuilder sulmoi me forcë të dashurën e tij nga xhelozia, para se ta dërgonte në koma.

Policia arrestoi Paul Bashin, 35 vjeç, në Macomb County, Michigan, për dyshimin se po përpiqej ta vriste 22-vjeçaren, Kristina Perry.

Sipas WJBK-TV, ai u arrestua në burg dhe u dënua me $ 5million (£ 3.8m), transmeton Indeksonline.

Hetuesit thonë se pamjet e CCTV nga brenda shtëpisë së tij me qira në Washington Township tregojnë Bashin teksa shikon në telefonin celular të Perry-t.

Menjëherë pasi i kontrolloi telefonin, e dashura e tij hyri në dhomë, Bashi shkon drejt saj dhe fillon ta sulmojë me disa sende shtëpiake.

Sipas policisë, Perry u godit më shumë se 100 herë dhe më pas me thikë në mënyrë të përsëritur.

Pam Mclean, një hetues i County Macomb, tha: “Ai kthehet shumë herë me thika të shumta. Sulmi është shumë i shpejtë dhe i zhurmshëm. Ai e ka thikën në dorë dhe po e përsërit atë shumë herë”.

Pamjet tregojnë se dorasi zor se shkëmbyen ndonjë fjalë, vetëm godet.

Perry është gjetur jashtë shtëpisë nga fqinjët, të cilët pastaj e thërrasin policinë.

Ajo u dërgua në spital, ku kaloi disa ditë në koma.

Megjithëse ajo u rrah pothuajse vazhdimisht, Perry nuk donte të shihte të dashurin e saj të shkonte në burg.

Pas rimëkëmbjes së saj, ajo mori qëndrimin që ta padisë të dashurin.

Prokurori i Qarkut, Macomb Eric Smith tha se nuk ishte i habitur nga kërkesa./Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz