back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGodet Musliu: Ata që qajnë me lot krokodili kundër Gjykatës Speciale, i...

Godet Musliu: Ata që qajnë me lot krokodili kundër Gjykatës Speciale, i kontribuan fshehurazi

Të ngjajshme

Ukrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje...

Antonio Rudiger pritet ti mungoj Realit për një kohë të gjatë

Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rudiger gjatë stervitjes së...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar pjesëmarrjen e saj në protestë për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Deputetja Musliu ndër të tjera ka shkruar se ”Sot u kuptua përfundimisht se ata që deri dje fabrikuan tinëz dhe fshehurazi dosje kundër UÇK-së, sot kishin dal hapurazi me pankarta në duar dhe tregonin kush nga krerët e UÇK-së e ka radhën për t’u burgosur. Sot ma shumë se kurrë ma dëshmuan ata që qajnë me lot krokodili kundër Gjykatës Speciale se ata asnjëherë nuk ishin kundër kësaj gjykate, ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolën sheshit me pankarta në duar

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të deputetes Musliu

ATA QE DJE FABRIKUAN FSHEHURAZI DOSJE KUNDER UCK-se SOT E BENE HAPTAS ME PANKARTA NE SHESHIN SKENDERBEU!

Me vullnetin me te madh sot u zhvesha nga petku i deputetes dhe ai partiak per te dhene nje kontribut sa do te vogel duke shprehur revolten time si qytetare per mbajtjen padrejtesisht ne France te Gjeneral Ramush Haradinajt. Per te shprehur edhe njeher respektin dhe mirenjohjen time per luften e Shkelzenit dhe Luanit, per luften e shejte te mijera deshmoreve, dhjetra mijera ushtarve e veteranve, vujtjen e mijera grave e vajzave te dhunuara. Per mijera femije te vrare e masakruar, per shume konaqe te mbyllura e lana shkrete.
Dikush do ta merrte zhgenjim keqperdorimin e protestes por une jo sepse edhe pse protesta me se paku ishte proteste per Ramushin, edhe pse protesta u keqperdor, kjo proteste kishte nje te mire: Sot u kuptua perfundimisht se ata qe deri dje fabrikuan tinez dhe fshehurazi dosje kunder UÇK-se, sot kishin dal hapurazi me pankarta ne duar dhe tregonin kush nga kreret e UÇK-së e ka radhen per tu burgosur. Sot ma shumë se kurr ma deshmuan ata qe qajne me lote krokodili kunder gjykates speciale se ata asnjeher nuk ishin kunder kesaj gjykate ata i kontribuan fshehurazi deri sot e sot dolen sheshit me pankarta ne duar.
Nje faleminderim te veqante dua te beje per ata mijera simpatizante te PDK-se te rinje e te reja qe edhe sot per kunder provokimeve te shumta u permbajten ne proteste dhe deshmuan se Lufta e UÇK-se dhe popullit te saj kalon permasat partiake e regjionale. Jam krenare me JU!

#MeRamushin dhe #UÇK, por kurr asnjeher me ata qe tentojne ta njollosin luften e lavdishme per liri!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz