GLPS ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë se ky momentum paraqet një hap të rëndësishëm në ndaljen e ndikimit negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës.
“GLPS mirëpret konfirmimin nga ana e Komisionit Evropian për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës. Ky momentum paraqet një hap të rëndësishëm në ndaljen e ndikimit negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës. Siç e kemi theksuar edhe në Letrën e Hapur të datës 20 tetor 2025, si organizata të shoqërisë civile patëm vlerësuar se ishin plotësuar të gjitha kushtet që BE-ja të fillojë heqjen e plotë dhe përfundimtare të këtyre masave. Konfirmimi për heqjen e plotë të këtyre masave ofron optimizëm të ri për rrugën tonë Evropiane dhe reflekton bashkimin e të gjitha shteteve anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në shkrimin e GLPS-së.