Gjyshja 85 vjeçare ulet në bankat shkollore për të mësuar shkrim dhe lexim
03

Lexo edheMësuesi nuk ka marrë rrogën prej dy muajsh. Një ditë ai sheh një pako në tavolinën e tij dhe kur e hap atë, ai shpërthen në lot

Edhe pse ka hyrë thellë në dekadën e nëntë të jetës së saj, gjyshja Meyrem Hatunoğlu nga Kadirli, pranë qytetit jugor të Turqisë, Osmanyie, nuk ishte problem që në moshën 85 vjeçare të ulet për herë të parë në bankën shkollore, më dëshirën për të realizuar ëndrrën e jetës për të mësuar shkrim dhe lexim, shkruan Anadolu Agency (AA).
Hatunoğlu ka lindur në vitin 1933 në një fshat pranë Gaziantepit. Në fshatin e saj të lindjes nuk kishte shkollë, kështu që nuk pati mundësinë që në moshën e rinisë të ndjek shkollimin fillor. Më pas ishte martuar dhe shpërngulur në Osmaniye, ku jeton edhe sot e kësaj dite. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve, kurse burri i saj ka vdekur 27 vite më parë.

Lexo edheMësuesi nuk ka marrë rrogën prej dy muajsh. Një ditë ai sheh një pako në tavolinën e tij dhe kur e hap atë, ai shpërthen në lot