back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaSportGjyqtarit Jarred Gillett ‘i ndalohet’ të referojë dy klube në Premier League...

Gjyqtarit Jarred Gillett ‘i ndalohet’ të referojë dy klube në Premier League – tifozët e Arsenalit e kundërshtojnë atë

Të ngjajshme

Shumica e gjyqtarëve të Premier League nuk lejohen të drejtojnë ndeshje të caktuara, për shkak të lidhjeve të tyre me disa klube.

Tifozët e Arsenalit nuk janë aspak të kënaqur pasi mësuan se Jarred Gillett do të gjykojë ndeshjen e Premier League mes Arsenalit dhe Leeds United në Emirates këtë të shtunë.

Topçinjtë e nisën sezonin me një fitore të vështirë 1-0 ndaj Manchester United, falë golit me kokë të Riccardo Calafiorit në pjesën e parë.

Të shtunën, ata do të përballen me Leeds-in, i cili vjen pas një fitoreje 1-0 ndaj Evertonit. Por, përpara se ndeshja të fillojë, tifozët londinezë janë zemëruar me faktin se Gillett do të jetë arbitër kryesor i takimit.

Ai do të asistohet nga Wade Smith dhe Scott Ledger, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Darren England. Në VAR do të jenë Craig Pawson dhe Neil Davies.

Gillett ishte arbitër VAR edhe në humbjen 2-0 të Arsenalit ndaj Bournemouth në tetor të vitit të kaluar, kur William Saliba u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Evanilson, pasi u cilësua se i mohoi një rast të pastër shënimi. Ishte pikërisht Gillett ai që i rekomandoi arbitrit kryesor Rob Jones të transformonte kartonin e verdhë në të kuq.

Pas publikimit të lajmit, shumë tifozë të Arsenalit kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Njëri shkroi: “Tifoz i Liverpool-it Jarred Gillett është caktuar arbitër për ndeshjen tonë kundër Leeds United. E dini çfarë ndeshje kemi pas këssaj? Me Liverpoolin. Po vendosni bast se kush do të marrë të kuq këtë herë? Ai ishte arbitër kundër Bournemouth një javë para se të luanim kundër Liverpool sezonin e kaluar.”

Një tjetër shtoi: “Sërish, Arsenal ka arbitër një të njohur si tifoz i Liverpool-it, një javë para se të përballemi me ta.”

Gillett, i lindur në Australi, është raportuar më herët se është tifoz i Liverpoolit. Komentatori i FOX Sports, Brenton Speed, e ka konfirmuar këtë gjatë një podkasti, duke thënë:

“Ai [Gillett] duhej të plotësonte një dokument kur u bashkua me bordin e gjyqtarëve në Angli dhe aty duhej të deklaronte ekipin që mbështeste. Ai tha se ishte Liverpool. Për këtë arsye nuk lejohet të gjykojë asnjë ndeshje të Liverpool-it, as në shtëpi dhe as jashtë.”

Për shkak të kësaj, Gillett nuk mund të gjykojë Liverpool-in apo Everton-in, por është i lirë të gjykojë ndeshjet e Manchester United dhe Arsenalit.

Një tifoz tjetër i Arsenalit reagoi: “Jarred Gillett, tifoz i Liverpool-it, do të gjykojë ndeshjen tonë kundër Leeds këtë të shtunë. Nëse nuk lejohet të gjykojë Liverpool-in për shkak të konfliktit të interesit, atëherë pse lejohet të ndikojë në cilët lojtarë mund të përballen me ta? Ky është rasti i dytë që ndodh me ne për dy sezone radhazi.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz