back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeGjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në fazën finale

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në fazën finale

Të ngjajshme

Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga në Zvicër

Një sulm ndaj qenit Shepherd Gjerman i ka kushtuar...

Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të specializuar kundër dronëve në Kosovë

Ushtarë amerikanë nga Regional Command-East, në kuadër të misionit...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë...

Projekti i Unazës së Jashtme s’përfshihet në projektbuxhetin e Prishtinës për 2026

Projekti i Unazës së Jashtme të Prishtinës, i cilësuar...

Me arsyetimin se mund ta pengojë ecurinë e procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kanë vazhduar ish-presidentit, Hashim Thaçi, paraburgimin edhe për dy muaj për rastin gjyqësor për pengim të drejtësisë.

Sipas vendimit të gjykatës, në rastin ku Thaçi akuzohet bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, vazhdimi i paraburgimit është i domosdoshëm.

Kjo masë është e panevojshme dhe e ashpër, thotë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kemi thënë që fatkeqësisht ka pasur masa shtrënguese si masa e paraburgimit, ndoshta përtej afatit të arsyeshëm kohor. Për ne është e pakuptimtë që të pandehurit të mbahen në paraburgim për vite të tëra, sepse nëse do të kemi një aktgjykim lirues, atëherë cili do të jetë arsyetimi i gjykatës që i ka kufizuar lirinë e lëvizjes në këtë rast krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Miftaraj.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, ka hyrë në fazën finale. Nga e hëna nisin seancat ku pritet fjala përfundimtare e palëve. Lidhur me këtë, avokat i Thaçit, Lluka Mishetiq ka thënë për RTK-në se janë të gatshëm për këto seanca.

“Mbrojtja ka bërë përgatitjet e nevojshme për fjalën përfundimtare”, tha Mishetiq.

Sipas planifikimit të publikuar në faqen e Speciales, më 9 shkurt në seancë parashihet deklarata përmbyllëse e prokurorisë, e cila do ta vazhdojë edhe më 10 shkurt, ndërsa pas saj planifikohet deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së viktimave.

Ndërkohë, deklarata përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit dhe Veselit do të mbahet në seancën e 11 shkurtit. Veseli do të vazhdojë edhe në seancën e 12 shkurtit, pas të cilit pason deklarata e mbrojtjes së Selimit.

Më 13 shkurt vazhdohet me dëshminë e mbrojtjes së Selimit dhe Krasniqit, e cila ka rezervuar edhe seancën e 16 shkurtit, në të cilën janë paraparë edhe pyetje të mundshme nga trupi gjykues.

E ditën e fundit të parashikuar për fjalën përfundimtare, më 18 shkurt janë paralajmëruar përgjigjet nga palët, derisa krejt në fund katër të akuzuarit ,Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të kenë deklarimet e tyre për procesin gjyqësor. Pas kësaj, hyn në fuqi afati për trupin gjykues që të marr vendimin e shkallës së parë për katërshen e UÇK-së./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz