BallinaLajmeGjykatësi i EULEX e quan ligjin për Trepçën antikushtetues

Gjykatësi i EULEX e quan ligjin për Trepçën antikushtetues

Të ngjajshme

Tony Awards 2026: Dominojnë “The Lost Boys” dhe “Schmigadoon!”

Mjuzikëllat The Lost Boys musical dhe Schmigadoon! kryesojnë nominimet...

Në “Emirates” luftohet për finale, këto janë formacionet

Sonte përcaktohet finalisti i parë i finales së Ligës...

Syla PDK-së: Nait Hasanin në parti e mos me e marrë Limajn, veç po duket standard i dyfishtë

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka komentuar qëndrimin...

Ndryshim në trajtimin e astmës: Largim nga inhalatorët blu

Mbi një milion pacientë kanë kaluar tashmë në përdorimin...

Me sy të nxirë dhe duke qarë, Bebe Rexha shfaqet në gjendje të rënduar

Bebe Rexha është shfaqur në një gjendje të rënduar...

Ka disa ditë që ligji për Trepçën është shpallur dhe ka hyrë tashmë në fuqi.

Por një gjykatës i vetëm i kolegjit të shkallës së parë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, nga EULEX, ka thënë se ky ligj është antikushtetues, njofton Klan Kosova.

”Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i  Dhoma  se Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, arrin në përfundim se ligji është antikushtetues”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se dicka e tillë është për dy arsye të ndryshme, e që të dyja bazohen në të drejtën themelore që e garantojnë pronën.

‘’Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe.’’

‘’Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet’’ thuhet në komunikatën e Dhomës së Gjykatës Supreme, njofton Klan Kosova.

Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private.

Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to.’’

Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por në këtë rast NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj.

Ky ligj e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz