Gjykata Themelore publikon detaje të aktgjykimit ndaj Arlind Manxhukës dhe Egzon Azemit
dp

Lexo edheKomisioni Evropian reagon për krizën në Lindjen e Mesme: Furnizimet me naftë të qëndrueshme, shqetësim për mjaftueshmërinë e karburantit për avionët

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi janë shpallë fajtor dhe “janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Ndërsa, “të akuzuarit Q.E. dhe E.Z. janë shpallë fajtor dhe janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Kanosja”.
Dënimi sipas këtij aktgjykimi do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Të akuzuarit janë obliguar të paguajnë secili nga 200 (dyqind) euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale, si dhe nga 100 (njëqind) euro secili në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edheKomisioni Evropian reagon për krizën në Lindjen e Mesme: Furnizimet me naftë të qëndrueshme, shqetësim për mjaftueshmërinë e karburantit për avionët
Tutje theksohet se “të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.