Wednesday, July 16, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes, s’bie asgjë nga aktakuza ndaj Thaçit,...

Gjykata Speciale rrëzon mocionin e mbrojtjes, s’bie asgjë nga aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Të ngjajshme

Gjykata Speciale e ka rrëzuar mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtjese të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës ndaj tyre për krime të pretenduara të luftës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nuk kishte “bazë ligjore” për ta rrëzuar ndonjë prej pjesëve të aktakuzës.

“Trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes, sipas rregullës 130, në tërësinë e vet”, tha ai.

Gjykatësi tha se “edhe në qoftëse do të konsideronte në themel dhe në qoftë se këto kundërshtime të mbrojtjes do të konsideroheshin të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë prej pikave të aktakuzës”.

Ai tha se trupi gjykues “nuk është bindur që ka autoritet për të rrëzuar pjesë të akuzave”.

Vendimi për mocionin pritej ta përcaktonte edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Seanca po vazhdon e mbyllur për publikun, përkohësisht, me çështje të tjera gjyqësore.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po paraqiten fizikisht në këtë seancë, kishin kohë deri më 12 qershor për ta dorëzuar mocionin për rrëzimin e akuzave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërkaq pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në një proces të stërzgjatur dhe të kritikuar shumë.

- Advertisement -

Të Fundit