Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest për katër deputetë opozitarë të Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka konfirmuar lajmin për Indeksonline, ku urdhër arresti është lëshuar për deputetët e VV-së: Albin Kurtin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun, si dhe për shefen e Gtrupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupin.
Urdhër arresti është lëshuar për shkak të situatës së krijuar në seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët opozitarë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe sprej./Indeksonline/