BallinaLajmeGjykata Kushtetuese njofton se do ta trajtojnë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes

Gjykata Kushtetuese njofton se do ta trajtojnë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë

Ditën e shtunë, persona të panjohur me forcë kanë...

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën...

Gjykata Kushtetuese me anë të njoftimi ka bërë të ditur se do ta shqyrtojnë me urgjencë kërkesën e parashtruar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se me qëllim të shqyrtimit urgjent të kësaj kërkese kanë dërguar shkresa njoftuese edhe për palët e interesit që duan të japi komente për kërkesën për caktim të masës së përkohshme./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz