BallinaGjykata Kushtetuese 'bllokon' krijimin e Gjykates Speciale

Gjykata Kushtetuese ‘bllokon’ krijimin e Gjykates Speciale

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me amendamentet e miratuara nga Qeveria e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale.

Burime të ORAinfo brenda Kuvendit bëjnë të ditur se janë në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tyre.

“Jemi në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ky burim.

Qeveria e Kosovës javë me parë kishte miratuar disa amendamente që kanë të bëjnë më krijimin e Gjykatës Speciale, duke i proceduar menjëherë në Kuvend për miratim.

Mirëpo, me t’i pranuar amendamentet e sjella nga Qeveria, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte vendosur që këto amendamente t’i dërgojnë në Kushtetuese për të parë nëse të njëjtat janë në harmoni me Kushtetutën.

Krijimi i Gjykatës Speciale ka nxitur përplasje në mes të përfaqësuesve të opozitës dhe pozitës. Përderisa opozita konsideron se kjo gjykatë ka për qëllim degradimin e luftës së UÇK-së, pozita vlerëson se kjo gjykatë do të vërteton luftën e pastër që ka bërë UÇK-ja.

Madje partitë opozitare janë zotuar se do të votojnë kundër kësaj gjykate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz