back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata e Lartë e Beogradit e çon Lulzim Halilin në paraburgim, reagon...

Gjykata e Lartë e Beogradit e çon Lulzim Halilin në paraburgim, reagon MPJD-ja

Të ngjajshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se Gjykata e Lartë e Beogradit, përkatësisht Departamenti për Krime të Luftës, më 24 korrik 2025, i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili, i arrestuar nga autoritetet serbe më 22 korrik 2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, Halili ngarkohet me akuza për “organizimin dhe nxitjen e kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, të përcaktuara në Nenin 145, paragrafi 2, në lidhje me Nenin 1 të Kodit Penal të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

“Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj z. Halili është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate, ku po mbahet aktualisht.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të mbajë të informuar opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

- Advertisement -

Të Fundit