back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaKulturëGjon Shllaku, përkthyesi i shtatë tragjedive të Sofokliut

Gjon Shllaku, përkthyesi i shtatë tragjedive të Sofokliut

Të ngjajshme

Pa fitues në Prishtinë – Kosova merr një pikë të ‘artë’ ndaj Sllovenisë në ‘Fadil Vokrri’

Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë,...

Kosova barazon me Slloveninë, shpresat për Botëror nuk shuhen

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh për vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

Organizata bamirëse e OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar...

Sebastien Lecornu emërohet kryeministër i Francës

Pas një jave politikisht të trazuar, emri i kryeministrit...
- Advertisement -

Përkthyesi dhe helenisti i shquar Gjon Shllaku, u lind në vitin 1923 dhe që në moshë të hershme nisi të përkthente. Kështu, kur ishte vetëm 17 vjeç përktheu romanin “Ben Hur” të Vallasit, duke e marrë si një shtysë për përkthimet e mëpasshme që do t’i bënte kryeveprave botërore.

Gjatë jetës së tij, jetë të cilën ia kushtoi plotësisht përkthimit, do t’i bënte të flisnin shqip personazhet e shtatë tragjedive të Sofokliut, të katër tragjedive të Euripidit, të shtatë tragjedive të Shekspirit si dhe “Prometeun e Lidhur” të Eskilit dhe “Eneidën” dhe “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

Lexuesit shqiptarë, të etur për letërsi të dalë nga kornizat e “realizmit socialist”, do t’i jepte edhe “De reum Natura” të Lukrecit, “Metamorfozat” të Ovidit, “Martirët” e Shatobrianit, “Sidin” e Kornejt e në vitet e tij të fundit edhe eposin francez, “Kënga e Rolandit”.

Gjithashtu do të përpilonte edhe dy fjalorë me rëndësi të madhe për të gjithë studiuesit dhe filologët shqiptarë, atë Greqishte e Vjetër – Shqip me 20 mijë fjalë dhe atë të Gjuhës së Vjetër Latine – Shqip me 65 mijë fjalë.

Por, kontributi më i rëndësishëm i tij është përkthimi i një prej poetëve më të mëdhenj botërorë, poetit më të madh helen dhe një ndër poetët më influencues në letërsinë botërore, Homerit. Me përkthimet e tij, ai i dha poetëve e shkrimtarëve të mëdhenj, kryesisht helenë e latinë, hijeshinë e gjuhës shqipe dhe i dha Shqipërisë hijeshinë e vargjeve helene e latine. Për këto përkthime, ai do të vlerësohej nga Qeveria greke me çmimin “Disku i Argjendtë” ndërsa në Shqipëri me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Helenisti i shquar dhe i fundit i shkollës së përkthyesve të klasikëve do të mbyllte sytë përfundimisht në vitin 2003 në Shkodër, duke i lënë gjuhës shqipe një dhuratë të çmuar. /Hejza

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz