BallinaLajmeGjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve

Të ngjajshme

Duka kujton Fadil Vokrrin dhe pranimin e Kosovës në FIFA!

Si sot, 10 vite më parë u shënua një...

Një 3-vjeçar aksidentohet në Skenderaj, po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës

Një fëmijë i moshë 3- vjeç është aksidentuar në...

Kaderi “ndez” rrjetin me stilin e saj “boss”

Influencuesja e njohur, Kader Kicaj, ka publikuar së fundmi...

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj njofton se sot pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të këtij rajoni, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve.

Bëhet e ditur se policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, pasi u vlerësua se kompania nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz