BallinaRegjionaleGjithçka për tre minuta: Ky ishte njeriu që pa Ivanovicin e vrarë

Gjithçka për tre minuta: Ky ishte njeriu që pa Ivanovicin e vrarë

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Kolegia nga partia dhe bashkëpunëtorja e Oliver Ivanovic’it, Ksenija Bozovic thotë se askush nuk i ka dëgjuar të shtënat kur është vrarë Ivanovic dhe ka shtuar se e ka gjetur para zyrave të partisë fqinja e cila ishte duke u kthyer nga shitorja.

“Përgatitesha të shkojë në punë. Sekretarja ishte në zyrë. E ka gjetur fqinja e parë e cila kishte dalë të blejë bukë dhe kthehej nga shitorja. E ka parë të shtrirë para zyrës”, ka thënë Bozovic.

Pastaj, siç thotë, fqinja e ka lajmëruar sekretaren e cila e ka thirr emergjencën, transmeton gazetametro.net.

“Gjithçka kishte ndodhur për dy, tre minuta. Nuk janë dëgjuar të shtënat… nëse janë katër, pesë plumba në të, janë gjetur tre gëzhoja”, ka thënë ajo.

E pyetur a ka pasur kërcënime për Ivanovic’in, Bozovic ka thënë se bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ditur për këtë dhe se ai ishte njeri i cili i mbronte të tjerët dhe se kurrë nuk është ankuar.

“Asgjë nuk kemi ditur, por se vet situata si është zhvilluar, burgu, pastaj lirimi nga burgu, zgjedhjet… Në mes dite ta qëllosh njeriun i cili ishte nisur në punë. Njerëzit janë të shqetësuar. Nuk di se çfarë të them”, ka thënë Bozovic./gazetametro.net.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz