back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportGjithçka gati për ‘El Clasico’ – Këto janë formacionet e gjysmëfinales, Reali...

Gjithçka gati për ‘El Clasico’ – Këto janë formacionet e gjysmëfinales, Reali shpresoi deri minutën e fundit, por …

Të ngjajshme

- Advertisement -

Real Madrid dhe Barcelona do ta zhvillojnë sonte përballjen e tyre të dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

- Advertisement -

Madrilenët janë në avantazh, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat, 1:1, andaj do të tentojnë që ta mbajnë këtë përparësi.

Leo Messi ishte pushuar në pjesën e parë të përballjes në Camp Nou, por sonte ai do të luajë që nga minuta e parë, e që është lajm i keq për Real Madridin, i cili shpresonte deri ne fund per mospjesmarrje te tij.

Te katalonasit është rikthyer edhe Samuel Umtiti, pas një kohe të gjatë nga lëndimi që kishte vuajtur, por që ata do të jenë pa Athur Melon.

Nga ana tjetër, Isco vazhdon të jetë jashtë llogarive të Solarit, ndërsa Gareth Bale pritet të startojë në këtë ndeshjes.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave për ndeshjen e dytë:

Real Madrid XI: Navas; Reguilon, Varane, Ramos, Carvajal; Casemiro, Modric, Kroos; Vinicius, Benzema, Bale.

Barcelona XI: Ter Stegen; Alba, Umtiti, Pique, Semedo; Busquets, Rakitic, Alena; Dembele, Suarez, Messi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz