Gjinovci: LDK nuk po dëshiron marrëveshje, kjo është e qartë
BILLI

Lexo edheSi shkarkohet kryeparlamentari dhe a e votojnë PDK e AAK rrëzimin e Konjufcës?

Opinionisti, Rron Gjinovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk dëshiron të ketë marrëveshje me VV’në.
Sipas tij, nëse LDK ka menduar që VV do të vazhdojë vetëm pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryeparlamentar, atëherë pse ka vazhduar me takime.
“LDK nuk po dëshiron marrëveshje, kjo është e qartë”, ka thënë Gjinovci.
Lexo edheSi shkarkohet kryeparlamentari dhe a e votojnë PDK e AAK rrëzimin e Konjufcës?
“Është me rëndësi që gjërat të i dijë publiku. Nuk ka pasur transparencë që publiku të dijë çfarë po ndodhë. Pas asaj që pamë, ku pati gatishmëri hapur nga disa persona brenda LDK’së që të mos ketë asnjëherë koalicion. Është e qartë: LDK’ja nuk po dëshiron të ketë marrëveshje. Nuk mund të i thuhet VV’së pritni derisa të i pëlqeni LDK’së”, ka shtuar ai. /Express/