BallinaSportGjimshti shkëlqen, shpallet më i miri në ndeshjen Atalanta – Roma

Gjimshti shkëlqen, shpallet më i miri në ndeshjen Atalanta – Roma

Të ngjajshme

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

​Kosova kërkon finalen, sot përballet me Sllovakinë në “play-off”

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot në fushë...

KFOR-i tërheq me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të...

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Berat Gjimshiti zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren minimale të Atalantës ndaj Romës, në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1:0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Scalvini, por vëmendja kryesore shkoi te mbrojtësi shqiptar.

Gjimshiti ishte lider absolut i prapavijës së Atalantës, duke ndalur me siguri sulmet e Romës dhe duke treguar qetësi, forcë fizike dhe saktësi në çdo duel. Performanca e tij e shkëlqyer u shpërblye me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa u vlerësua me notën e lartë 8.9.

Me këtë paraqitje, Gjimshiti konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në formacionin e Atalantës dhe formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon, duke qenë një nga mbrojtësit më konstantë në Serie A./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz