back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGjimnazi “Hasan Nahi” zë vendin e dytë në botë në Olimpiadën “...

Gjimnazi “Hasan Nahi” zë vendin e dytë në botë në Olimpiadën “ GENIUS 2017” në SHBA

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Nxënësit e gjimnazit “Hasan Nahi” të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës në Olimpiadën “ GENIUS 2017” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur të zënë vendin e dytë, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme. Perveç medaljes së argjentë këto nxënëse kanë fituar edhe bursa shkollimi.

Nxënëset: Blerona Zulfaj, Kaltrina Hyseni, Çlirimtare Ramadani, Ema Halimi, Emira Jetishi, Elena Hyseni dhe Zana Shehu të shoqëruar nga Profesoresha Eriona Basha janë shtatë shkencëtaret e reja kosovare që kanë marrë  medalje argjendi  (çmimi i dytë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme. Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga  Oswego   State University of New York, njofton komunikata drejtuar mediave, transmeton Express.

Ato fituan të drejtën e bursës për shkollimin në universitetin e cekur më sipër falë   medaljes së argjentë me projektet  inovative shkencore:

Blerona Zulfaj dhe Kaltrina Hyseni. Medalje argjendi dhe burs 48 000 dollarë për 4 vite   të drejtën e shkollimit  në State University of New York. Projekti i tyre :  “Jo me ndryshk jo me vegla punë të vjetra”.   Përmbajtja: kanë përdorur hi të termocentraleve, hi të lëvozhgës së arrës së kokosit dy minerale shumë ekonomike ( zeolit dhe bims) duke i përzier me zift. Kjo mënyrë është efektive për heqjen e ndryshkut si dhe ekonomike.

Çlirimtare Ramadani dhe Ema Halimi. Çertefikatë nderi për arritje dhe burs 36 000 dollarë për 4 vite   të drejtën e shkollimit  në State University of New York. Projekti: “Një mënyre inovative për të parandaluar    radiacionin”.  Përdorimi i rrjetave metalike me mortar për të bërë ndërtesat më të forta dhe njëkohësisht më të qëndrueshme ndaj termeteve.

Emira Jetishi dhe Elena Hyseni. Çertefikatë nderi për arritje dhe burs 36 000 dollarë për 4 vite   të drejtën e shkollimit  në State University of New York. Projekti: “Eko-beton / rritja e performancës duke i përdorur mbetjet industriale”. Janë përdorur mbetje industriale si hiri i cili del nga termocentralet e obiliqit dhe mbetjet e plastikës në mënyrë që të pastrohet ambienti dhe të krijohet një material të ri në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, një eko-bllok.

Zana shehu çertifikatë nderi për arritje dhe po ashtu 36.000 dollar bursë për katër vite shkollimi te i njëjti universitet. Projekti: “Mallrat e konsumit dhe qëndrueshmëria e plehut natyral.  Prodhimi i plehrave natural duke përdorur mbetjet e mbeturinave si: kërcelli i lulediellit”.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi  3500  projekte shkencore  nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1250 nga  projekte finalistë.

Me 136 shtete nga gjithë bota dhe mbi 1250 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medaljen e argjentë në Garën ndërkombëtare:  “ GENIUS-  2017”.

Kjo olimpiadë organizohet në Oswego-New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht moshës fare të re, ato kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve inovative.

Suksesi në Gjimnazin “Hasan Nahi” po kthehet në traditë. Para dy muaj nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga Kenia-Afrika me dy medalje ari në Garën ndërkombëtare “GOLDEN CLIMATE 2017″.

Gjithashtu para një muaji nxënësit e këtij Gjimnazi  u kthyen nga Texasi-SHBA-të me dy medalje bronzi në Garën ndërkombëtare ” I-SWEEEP 2017″.

Ky është dhe fryt i punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit, të cilët punuan rreth gjashtë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e Katedrës Kimi-Fizikë të Universitetit të Prishtinës.

Deri më tani Gjimnazi “Hasan Nahi”  prej themelimit të saj në vitin 2013 i ka sjellë Kosovës 30 medalje ndërkombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz