Gjilani shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu
dp

Lexo edheScaroni: Dështimi për të shitur San Siron do të ishte humbje për të gjithë

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Klubi ka bërë të ditur se do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës.

Lexo edheScaroni: Dështimi për të shitur San Siron do të ishte humbje për të gjithë