BallinaDrenica +Drenica SportGjilani ia shkakton humbjen e parë liderit Feronikelit

Gjilani ia shkakton humbjen e parë liderit Feronikelit

Të ngjajshme

Garë e “fortë”, kush eliminohet sonte nga “BBVA”?

Sonte do të mbahet “Prime” i radhës i “BBVA”. Kësaj...

Fillojnë punimet për sanimin e rrugës në Carralevë të Shtimes

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot...

Bytyqi e AAK-së: Kurti nuk po don zgjidhje por zgjedhje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi...

Rruga në Carralevë rikthehet në funksion, nis sanimi i dëmtimeve

Kanë filluar punimet për sanimin e trupit të rrugës...

Feronikeli e ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në ndeshjen si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 1-0, në xhiron e 11-të të këtij sezoni të Superligës, ndërsa Trepça ’89 ka barazuar në ndeshjen ndaj Llapit me rezultat 1-1.

Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan e shënoi në minutën e 66-të e Jefferson Lopes, i cili përmes kësaj goli arriti t’ia shkaktojë Feronikelit humbjen e parë të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, pikët u ndanë mes Trepçës ’89 dhe Llapit. Fillimisht, Trepça kishte kaluar në avantazh përmes golit të shënuar nga Blagojvec Gucev, megjithatë vetëm 10 minuta më vonë rezultati ishte barazuar, pasi që Festin Alidema kishte arritur ta shënojë golin e barazimit nga distanca.

Trepça ’89 kishte luajtur me një lojtar më pak në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi që Blagojvec Gucev ishte ndëshkuar me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Megjithatë, Llapi nuk arriti ta shfrytëzojë këtë përparësi dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Feronikeli vazhdon ta mbajë pozitën e parë në Superligë, ndërsa Gjilani pozicionohet në vendin e pestë. Në anën tjetër, pas këtij barazimi, Llapi e merr vendin e tretë, me tre pikë më pak se kryesuesit, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar, ndërsa Trepça ’89 në pozitën e tetë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz