Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale
dp
Lexo edheBE-ja e shqetësuar për votimin e mundshëm të nesërm në Kuvend për ndryshimet në Ligjin për Specialen
Përmes një reagimi publik, ambasada gjermane ka bërë të ditur se qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me atë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila më herët kishte shprehur shqetësime për këto ndryshime ligjore, transmeton lajmi.net.
“Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian kishte ngritur shqetësime lidhur me mundësinë e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës.
Lexo edheBE-ja e shqetësuar për votimin e mundshëm të nesërm në Kuvend për ndryshimet në Ligjin për Specialen
Sipas BE-së, ndryshimet e propozuara mund të krijojnë paqartësi serioze sa i përket përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare të Kosovës, pavarësisë së sistemit gjyqësor, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe përputhshmërisë së tyre me Kushtetutën e vendit.
Po ashtu, BE-ja ka theksuar rëndësinë e konsultimeve paraprake me institucionet dhe autoritetet përkatëse, para se të ndërmerren hapa për miratimin e ndryshimeve të tilla ligjore./lajmi.net/