Gjermani: Vidhet një monedhë në vlerë prej miliona dollarësh
03
Lexo edheHetime për të dyshuarit që hapën pankartën, ku Erdoğan tregohet si objektiv
Në muzen Bode, në Berlin është vjedhur një monedh e arit, që peshonte 100 kilogramë dhe që ka vlerën prej miliona dollarësh.
Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen ka thënë se hajdutët duket se kanë hyrë në muze përmes dritares në orën 3:30 të mëngjesit, e kanë vjedhur monedhën dhe kanë arritur që të largohen përpara se të arrinte policia.
Në afërsi të ndërtesës së muzeut janë gjetur disa shkallë.
Monedha e vjedhur, nëse vlerësohet në bazë të peshës, vlera e saj arrin në 4.5 milionë dollarë.
Lexo edheHetime për të dyshuarit që hapën pankartën, ku Erdoğan tregohet si objektiv
Policia gjermane beson se në këtë vjedhje janë të përfshirë më shumë se një person, marrë parasysh edhe peshën e monedhës së vjedhur.
Muzeu ka thënë se monedha e vjedhur mbante rekordin në Librin Guinness për pastërtinë e arit. Monedha, në njërën anëka portretin e Mbretëreshës Elizabeta II, ndërkaq në anën tjetër është një gjethe panje. /rel/