Lamine Yamali është afër të rikthehet nga lëndimi. Këtë e konfirmon edhe trajneri gjerman, Hansi Flick.
Flick në konferencë për media tregoi se sulmuesi spanjoll është duke u stërvitur me ekipin gjatë këtyre ditëve, shkruan Indeksonline
“Rikthimi i Lamine Yamalit është shumë afër. Dje dhe sot ai u stërvit shumë mirë. Gjërat duken shumë mirë”, u shpreh Flick
Lamine mungon te Barcelona në ndeshjet e fundit shkaku i një lëndimi, por ai është rikthyer dhe pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme.
Barça nesër luan ndaj Oviedo në La Liga, kurse të dielen ndaj Real Sociedad – dhe pikërisht në këtë përballje mund të ndodh rikthimi i Lamine Yamalit, i cili ditë më parë u rëndit i dyti në ceremoninë e “Topit të Artë”./Indeksonline/