back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjendet trupi i shpëtimtarit të Shkodrës, Arben Anamali humbi jetën duke shpëtuar...

Gjendet trupi i shpëtimtarit të Shkodrës, Arben Anamali humbi jetën duke shpëtuar dy turistë

Të ngjajshme

Ahmeti e nisi ditën me banorët e fshatit Blinajë: Bashkëbisedim i ngrohtë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është takuar me banorë...

Ahmeti e nis ditën në takim me banorët e Blinajës

Kryetari i Lipjanit, njëheresh kandidat për kryetar të kësaj...

Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë

Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga...

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin...

Pas rreth 48 orë kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Kapiteni i kthyer në hero, u fut për të shpëtuar dy turistë në liqe dhe u mbyt.

Turistët izraelitë ishin futur për të notuar, por për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten, raporton Tch.

Sapo i ka vënë re, Anamali është hedhur në ujë për t’i ndihmuar. Ai ka arritur t’i afrojë dy izraelitët deri tek varka dhe më pas është zhdukur në ujë.

Dyshimet janë se, për shkak të lodhjes, 51-vjeçari ka pësuar komplikacione shëndetësore në ujë dhe është mbytur.

Anamali ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe prej vitit të kaluar ishte emëruar kapiten i anijeve turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër.

Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz