BallinaLajmeGjendet një person i vdekur në Pejë

Gjendet një person i vdekur në Pejë

Të ngjajshme

Ndërron jetë e reja nga Malisheva

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Fatjona Kryeziu...

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Pejë.

“Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, ’Agush Gjoci’ në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura. Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon”.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç ‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

Rasti i cilësuar hetim i vdekjes, është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz