back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeGjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Të ngjajshme

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave të qytetit, pas analizimit të të dhënave të siguruara nga arkivat ndërkombëtare me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në njoftimin e KQPZH-së, thuhet se gërmimet kanë filluar ditën e djeshme, gjatë së cilës janë gjetur dy pjesë eshtërore, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme janë gjetur mbetje mortore të të paktën një individi, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin viktimave të luftës që figurojnë në listën e personave të zhdukur.

“Nga Komisioni është bërë e ditur se ky lokacion është edhe lokacioni i fundit i planifikuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2025. Me këtë rast, institucionet kanë njoftuar se të enjten, më 19 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga vetë lokacioni, lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë dhe lokacionet tjera”, thuhet në njoftim.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz