back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeGjatë kësaj jave u arrestuan 34 persona dhe u konfiskuan 160 kg...

Gjatë kësaj jave u arrestuan 34 persona dhe u konfiskuan 160 kg substancë narkotike

Të ngjajshme

Shukri Buja: Çdo fëmijë në Lipjan do të mësojë edhe notin

Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se ...

Umtiti merr vendimin e papritur si futbollist

Futbollisti, Samuel Umtiti ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e tij...

Ismaili flet për Prishtinën: Është jeta jem, shpia jem ku e kam bo familjen

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë...

Osmani pret në takim ambasadorin francez, Olivier Guerot

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur...

Në luftën kundër trafikimit të drogës Policia e Kosovës gjatë kësaj jave ka arrestuar 34 persona të dyshuar si dhe ka konfiskuar rreth 160 kg substancë të dyshuar narkotike, para të gatshme, armë, automjete dhe pajisje të tjera

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të parapara me Strategjinë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi ka realizuar operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë. Vetëm në tri raste të ndara gjatë kësaj jave njësitet e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë konfiskuar 151 kg e 434 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Përveq rastit të publikuar të datës 28.03.2017, ku janë konfiskuar 62 kg e 465 g marihuanë, dje me datë 30.03.2017, janë zhvilluar operacionet  “Bari” dhe “Rikthimi”.

Operacioni “Bari”

Pas hetimeve të zhvilluara dhe dyshimit të bazuar për posedim dhe trafikim të substancave narkotike, njësitet e DHTN-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një bastisje në Prishtinë. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar mashkull shqiptar me inicialet A.S. i lindur më 1969, si dhe konfiskimin e 57 kg e 69 g. marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse sasia e substancës së dyshuar narkotike pas evidentimit nga krimteknika dërgohet për egzaminim laboratorik.

Operacioni “Rikthimi”

Poashtu dje rreth orës 18:00 pas një pune operativo-hetimore është zhvilluar operacioni “Rikthimi” në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare. Nën dyshimin e bazuar për transport ndërkombëtar të drogës është ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari me inicialet  I.O. i lindur në vitin 1977 dhe pas kontrollimit në rimorkion e tij janë gjetur katër çanta substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 31 kg e 600g. Në vazhdim të operacionit janë bastisur tri lokacione tjera me ç’rast janë gjetur: tri revole, 79 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para  në vlerë prej rreth 19 mijë Euro dhe është arrestuar edhe personi me inicialet M.R. i lindur më 1968 si i dyshuar për bashkëkryerje të veprës penale.

Lidhur me këtë rast në kërkim janë edhe dy persona tjerë të dyshuar, ndersa janë sekuestruar automjeti transportues dhe tri vetura.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për vazhdim të procedurave tjera ligjore.

Description: 1 (2)Description: 1 (1)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz