back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGjarpri rreth 80 cm tmerron nxënësit brenda shkollës fillore në Prishtinë

Gjarpri rreth 80 cm tmerron nxënësit brenda shkollës fillore në Prishtinë

Të ngjajshme

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...
- Advertisement -

Një gjarpër ka tmerruar nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Të mërkurën, rreth orës 15:00, ata kanë parë në korridorin e shkollës gjarprin dhe menjëherë e kanë njoftuar personelin e shkollës, raporton KTV.

Burim Ferati, i cili arriti ta izolojë gjarprin, thotë se ai ishte i gjatë rreth 80 cm.

Drejtoresha e shkollës nuk ka dashur të flasë por ka thënë se është tejet e shqetësuar dhe se po bisedon me komunën lidhur me dezinsektimin e shkollës gjatë vikendit.

Ndërkohë, kohëve të fundit, është raportuar për shtim të numrit të gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë.

Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, ka bërë të ditur se nesër fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz