back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeGëzim Kelmendi: Sjellja e Macronit na kujton masakrat e regjimit francez në...

Gëzim Kelmendi: Sjellja e Macronit na kujton masakrat e regjimit francez në Afrikë

Të ngjajshme

Vdes një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Tiranës

Një 39-vjeçare nga Kosova ka vdekur në Spitalin e...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në...

Letra e Arta Bajramit, sqarohet këngëtarja: S’është shkruar për asnjë parti politike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka reaguar pas...

A është sërish problem blerja e librave për nxënësit?

Ministria në detyrë e Arsimit në Kosovë ka hapur...

Babai me dy djemtë e bëjnë për spital dhëndrin në Malësi të Madhe

Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast të...

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi i ka reaguar presidentit francez Emannuel Macron pasi ky përmes karrikaturave në ndërtesat e qeverisë ka fyer Pejgamberin Muhamedin alejhiselatu ue selam.

Ky është reagimi i kryetarit Kelmendi:

Sjellja e Macronit na kujton masakrat e regjimit francez në Afrikë!

Presidenti Macron në nëntor të vitit 2019
kishte pasur një konflikt me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Macron kishte deklaruar se SHBA-ja nuk do t’i mbrojë vendet e BE-së ndërsa NATON e kishte cilësuar ” brain-dead” (tru i vdekur).
Po në këtë vit Macron kishte pasur edhe një konflikt me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro.

Në vitin 2020 presidenti i Francës Emannuel Macron kishte nisur një konflikt me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Por si duket atij nuk po i mjaftojnë konfliktet me presidentët e shteteve të SHBA-ve, Brazilit dhe Turqisë, tani ka filluar me fyerjet e njëriut më të fuqishëm në botë, njëriut më të dashur në botë, shembulltyrës së rreth 1 miliard 600 milion muslimanëve, Pejgamberit Muhamedit alejhiselatu ue selam.

Kjo sjellje dhe urrejtje e Macronit ndaj Fesë Islame dhe muslimanëve, ku ky nuk e bën dallimin mes terroristëve dhe islamistëve, ku terrorizmit i vë fe dhe e quan ‘”Terrorizmi Islamik”, ku thotë se Islami është në krizë, na zgjon kujtimet e vjetra, na bën të kujtojmë masakrat e regjimit francez në Afrikë në përgjithësi dhe në Algjeri në veçanti, ku u vranë dhe u masakruan rreth 2 milion algjerian dhe shumë civil të tjerë muslimanë.

Presidenti Macron duhet ti dijë dhe mësoi disa fakte:
– Feja Islame dhe muslimanët janë armiku kryesor i terrorizmit,
-Terrorizmi dhe terroristët cak të parë ka muslimanët në botë ( shiko statistikat e numrit të të vrarëve në botë, aty do ta kuptoni se rreth 97% të viktimave në botë nga terrorizmi janë muslimanët),
– Terrorizmi nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe shtet,
-Feja Islame nxitë për paqe dhe tolerancë në mes të popujve pavarësisht besimeve, kombeve dhe ngjyrës së tyre,
-Feja Islame iu ka treguar juve dhe neve se çka është “karantina” ( mbrojtja nga pandemitë si tani me COVID-19),
-Feja Islame na mëson se një pikë gjaku i njeriut ka më shumë vlerë se rrënimi i Qabes në Mekën e Bekuar,
-Feja Islame na mëson se nderi i gruas dhe burrit është i shenjtë, se pasuria është e shenjtë dhe vet jeta e njeriut është e shenjtë,

President Macron, nëse ju refuzoni ti mësoni disa fakte hyjnore nga Feja Islame, atëherë merrni shembull nga aleati i juaj kryesor Gjermania.

Gjermania si një superfuqi botërore kurrë nuk ka zhvilluar vrasje dhe masakra në vendet muslimane ( edhe në kohën e nazizmit nuk vrau musliman por luftoi me partizan), kurrë nuk ka nxitur urrejtje ndaj muslimanëve, kurrë nuk ka fyer shembulltyrën dhe njeriun më të dashur për muslimanët, Pejgamberin Muhamedin alejhiselatu ue selam.

Respekt dhe falënderime për kancelaren gjermane Angela Merkel në veçanti dhe për tërë Gjermaninë në përgjithësi.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz