BallinaLajmeGërxhaliu: Klasa politike po e dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës (Video)

Gërxhaliu: Klasa politike po e dëmton zhvillimin ekonomik të Kosovës (Video)

Të ngjajshme

Kapet shoferi që me makinë goditi 11-vjeçaren nga Shkupi

Policia e ka gjetur drejtuesin e automjetit që më...

Rritje e remitencave, 1.4 miliardë euro hynë në Kosovë gjatë vitit 2025

Remitencat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën...

Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo përshkallëzim në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja...

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka theksuar se situata politike dhe ekonomike në Kosovë është shumë e rëndë.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se klasa politike përveç që po e dëmton vendin në aspektin e jashtëm, sepse vendi ka një imazh të lënduar në arenën ndërkombëtare.

“Kreu politik nuk po  kupton se Kosova si shtet, është produkt i miqve ndërkombëtar dhe ne kemi shkuar deri aty sa që i kemi acaruar raportet me miqtë tonë”, ka shtuar Gërxhaliu.

Më tutje ai ka thënë se korrupsioni nuk është ndër shkaktarët kryesor të moszhvillimit ekonomik, duke theksuar se mungesën e zhvillimit ekonomik e ndihmon vendosja e individëve të paditur nëpër institucione dhe një administratë publike e ngarkuar dhe burokraci.

“Unë besoj që situata aktuale në aspektin politik është kaotike, në aspektin ekonomik e pashpresë, duke e ngadalësuar në procese integruese dhe dëmtim të imazhit të Kosovës. Nuk është koha për të gjetur arsye për dështim, por është kohë për të gjetur rrugëdalje nga dështimi”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, temat politike kanë ndikuar që të flitet shuam pak për yshtje të mëdha ekonomike si projektet e mëdha nacionale, si Kosova e Re, Borea, Brezovica, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që është shumë e rëndësishme për imazhin e vendit.

Ai ka thënë se mosliberalizimi i vizave po e dëmton seriozisht edhe biznesin e Kosovës, për shka të pamundësive për të udhëtuar lirshëm dhe eksportuar prodhimet vendore.

“Kjo klasë politike për shkak të interesave personale dhe kapjes së shtetit, po e dëmton seriozisht funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Ata për veten e tyre mund të udhëtojnë dhe nuk brengosen shumë për qytetarët. Një delegacion nga Kosova që ka shkuar në njërën prej vendeve të Evropës, nga 13 persona që kanë qenë në përbërje, 11 prej tyre posedojnë pasaportë edhe një pasaportë tjetër, përveç asaj të Kosovës”, ka shtuar Gërxhaliu. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz