Gërvalla për deklaratën e Fatos Gecit për ish-krerët në Hagë: E respektoj atë që ka thënë Geci

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.
Duke folur në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Gërvalla u pyet për deklaratën që Geci kishte bërë në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në ditën kur ishte shpallur vendimi përfundimtar për rastin e Liridona Ademaj.
Në atë seancë, gjatë një debati për Partia Demokratike e Kosovës, Geci kishte deklaruar se edhe personat që ndodhen në Hagë duhet të marrin “vendim të njëjtë”, duke iu referuar dënimit me burgim të përjetshëm të Naim Murseli.

Lexo edheMusliu: Reagimi i policisë në Skenderaj ishte zhgënjyes, zbardhi shumë anomali
Lidhur me këtë deklaratë, Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.
“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.














