BallinaLajmeGati tre muaj nga nënshkrimi, marrëveshja e Bordit të Paqes ende nuk...

Gati tre muaj nga nënshkrimi, marrëveshja e Bordit të Paqes ende nuk është ratifikuar në Kuvend

Të ngjajshme

Në ditën kur dokumenti themelues po nënshkruhej në Davos të Zvicrës më 22 janar, Shqipëria e ratifikoi paraprakisht në Kuvend marrëveshjen për Bordin e Paqes.

Por, jo edhe Kosova. Atë ditë, Presidentja e Kosovës aso kohe, Vjosa Osmani, e kishte nënshkruar, pa iu dorëzuar Kuvendit për Ratifikim.

Kur kanë kaluar gati tre muaj nga dita kur u nënshkrua, deputetët ende se dinë se kur do t’u vijë në dorë marrëveshja, ndonëse e konsiderojnë fort të rëndësishme.

Nga partia më e madhe parlamentare shpresojnë që do të vijë së shpejti.

“Besoj që gjatë javës së ardhshme, komisioni do ta shqyrtojë. Sapo të shqyrtohet, do të na vijë në Kuvend dhe do ta trajtojmë”, ka thënë Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Por, ende nuk kanë qëndrim pro ose kundër.

“Nuk e kemi diskutuar ende. e shohim, e diskutojmë”, ka thënë Arbër Rexhaj, Deputet i Vetëvendosjes.

Së shpejti e presin marrëveshjen edhe nga LDK.

“Na vjen besoj javën e ardhme. Këto ditë besoj, por nuk varet prej neve”, ka thënë Ermal Sadiku, Deputet i LDK-së.

Edhe më e rëndësishme konsiderohet për faktin që derivon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I shohim mendimet e deputetëve. (pyetje a mendoni qe eshte urgjence) po krejt çka është me Amerikë, është urgjente”, ka thënë Emilia Rexhepi, Deputete.

Me përfundimin e seancave të së premtes, ende nuk ka konfirmim se kur mund të zhvillohet seanca plenare e radhës, në të cilën eventualisht do të vendosej marrëveshja në rend të ditës./Dukagjini

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz