Gati për të filluar organizimi më i madh në Skenderaj
Për nder të ardhjes së mërgimtarëve tanë në vendlindje, komuna e Skenderajt ka organizuar aktivitet të ndryshme, shkruan DrenicaPress
Këtë e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt.
Postimi në Facebook i Bekim Jasharit
Gati për të filluar organizimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në qytetin tonë, me një varg aktivitetesh kulturore, agëtuese, panaire të veshjes sonë tradicionale, muzikë dhe aktivitete të tjera të llojllojshme.

Lexo edhe‘Cima’ feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur
Për të ruajtur traditën e zemërgjerësisë së drenicasve, vazhdon edhe sivjet Sofra e Drenicës, me këngë e valle, humor e poezi, rreth së cilës presim me dashamirësi bashkatdhetarët tanë.
Nga e hëna përgjatë dy muajve në vazhdim, sheshi ynë “Adem Jashari” do të gjallërojë nga aktivitetet e organizuara, në nderim dhe mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë nga diaspora.
Me dorë në zemër,
Mirë ardhshi!














