Vetëm dy ditë pas një incidenti brenda ambienteve të këtij klubi, në orët e para të së mërkurës u dha një tjetër alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Por ky alarm rezultoi të jetë i rremë.
Kështu ka njoftuar vetë klubi përmes një postimi. Ata thanë se u desh edhe ndërhyrja e policisë, por alarmi për mjet shpërthyes doli i rremë.
“Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse propagandë dashakeqe, një përpjekje e ulët për të na njollosur he për të na ndalur”, thuhet në postimin e këtij klubi të natës.

Në orët e mëngjesit të së hënës u raportua se një shpërthim ka ndodhur në klubin “Gate” në Prishtinë në rrugën “Epiri”.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, nuk kishte të lënduar.
“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kishte deklaruar të hënën Borovci