back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeGashi: Gjykata e Apelit ka rastin historik të përmirësojë padrejtësinë në rastin...

Gashi: Gjykata e Apelit ka rastin historik të përmirësojë padrejtësinë në rastin Drenica

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Avokati Tomë Gashi ka shkruar në Facebook rreth përfundimit të rastit Drenica.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social, Gashi ka theksuar se javën e kaluar kanë përfunduar seancat për rastin Drenica I, ndërsa nesër pritet që të përfundojnë edhe seancat e rastit Drenica II, që do të përmbyllë gjykimin më të madh në Kosovë.

Ky gjykim përfshinë prijësit e luftës së UÇK’së, Gjeneral Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe Komandantë dhe Ushtarë të tjerë të dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë pa asnjë provë dhe pa asnjë standardë të drejtësisë, ka thënë Gashi.

Ky është postimi i plotë i Gashit në Facebook:

“Perfundon Rasti Drenica

Javen e kaluar ka perfunduar Drenica I. Neser me 17 Maj 2016 mund te perfundojn edhe seancat e Drenica II qe do te permbyll Gjykimin me te madhe ne Kosove ku prijesit e luftes se UCK-s – Gjeneral Syljeman Selimi, Sami Lushtaku dhe Komandante dhe Ushtare te tjere jane denuar nga Gjykata Themelore ne Mitrovice pa asnje prove dhe pa asnje standard te drejtesise.

Mbrojtja e Syljeman Selimit dhe gjithe avokatete e tjere konsiderojm se Gjykata e Apelit e ka rastin historik ta permiresoj padrejtesine e Gjykates Themelore ne Mitrovice qe u be ndaj atyre qe luftuan per ta mbrojtur popullin Shqipetare te Kosoves nga okupatori Serb. Nese lufta kunder Serbis ka qen krim, ateher si eshte e mundshme qe Tribunali i Hages i denoj te gjithe hierarkin me te larte shteterore dhe ushtarake te Serbis per krime te luftes deri ne gjenocid ndaj popullates Shqipetare ne Kosove.”

Të Fundit

Sport

ShowBiz