back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaZgjedhjetGanimete Musliu: PDK ka guxim, kemi plan konkret për ta luftuar korrupsionin

Ganimete Musliu: PDK ka guxim, kemi plan konkret për ta luftuar korrupsionin

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti partiak që ajo përfaqëson, ka plan konkret për luftën kundër korrupsionit dhe kjo nuk mbetet vetëm premtim.

Musliu madje dha disa arsye që sipas saj elektorati duhet besuar Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare të gjitha ligjet i kemi me standarde europiane. PDK si cdo herë që ka pasur guxim që t’ju dalë ballë sfidave për Kosovën, edhe kësaj radhe pavarësisht zhurmës së krijuar ndaj këtij termi, i ka dalë në ballë luftës kundër korrupsionit”.

”Qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë PDK-së sepse PDK një premtim që e ka dhënë në fushatë çdoherë edhe e ka realizuar. Askush s’ka besuar atëherë për premtimin që e ka bërë PDK për rritjen e pagave dhe e ka bërë rritjen e pagave. Askush s’ka besuar atëherë kur PDK gjatë kohës sa ishte në opozitë, premtoi se do ta shpallë Pavarësinë e Kosovës dhe kjo u realizua, askush nuk ka besuar atëherë se Kosova do të ketë ushtrinë kur e premtoi PDK-ja, dhe kjo u bë”.

”Zhurma që është bërë kur ne kemi lansuar platformën për luftën kundër korrupsionit nga partitë tjera, lufta kundër korrupsionit tani më nuk është vetëm fjalë. Kemi plan konkret për të luftuar korrupsionin sepse thjeshtë guxojmë për të vepruar. PDK nuk ka lider që fshihen pas fjalësh, ata iu dalin ballë premtimeve. Vet shpalosja e planit shtatë pikësh nga lideri Kadri Veseli tregon saktë se PDK ka plan konkret dhe nuk është duke u bërë hajgare me qytetarët. Ata që besojnë se nuk ekziston korrupsioni s’mund ta luftojnë atë. Jemi pajtuar dhe e kemi pranuar se Kosovën po e shkatërron korrupsioni. Do ta mundim këtë luftë që është bërë kancerogjene për këtë vend”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz