Ganimete Musliu kërkon asistencë për të ftuarën e parë grua nga Specialja
BILLI

Lexo edheKadaj-Bujupi thotë se greva në arsim u porosit nga Thaçi për ta sulmuar Haradinajn

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar që shteti i Kosovës të i ofrojë mbështetje dhe asistencë të ftuarës së parë grua në gjykatën Speciale, Raimonda Rrecit.
Këto komente Musliu i ka bërë në rrjetin social Facebook.
“Raimonda A Rreci është gruaja e pare ushtare e UÇK-se qe ftohet nga Gjykata Speciale per intervistim, Shteti i Kosovës duhet ti ofroj mbeshtetje dhe asistence qe ajo te paraqitet dinjitetshem ne Hage. #MeRaimonden #UÇK”, ka shkruar deputetja e PDK’së.
Raimonda Rreci është gruaja e parë që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.
Lexo edheKadaj-Bujupi thotë se greva në arsim u porosit nga Thaçi për ta sulmuar Haradinajn
Së fundmi, në rrjetin e saj social ish’ushtarja e UCK’së përmes disa shkrimeve ka komentuar asistencën nga shteti, duke thënë se nëse gjykata të fton vetëm në cilësinë e dëshmitarit qeveria e as gjykata nuk të siguron avokat e as konsultim.