BallinaLajmeGani Geci: Hashim Thaçi më luti t’i bashkohem PDK-së, por i thash...

Gani Geci: Hashim Thaçi më luti t’i bashkohem PDK-së, por i thash më përpara shkoj me Sllavisha Petkoviqin

Të ngjajshme

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet...

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gani Geci ish-deputet i LDK-së ka treguar se si ish-lideri i PDK-së, Hashim Thaçi i ka bërë ofertë për të aderuar në këtë parti por se ka refuzuar kategorikisht.

Ai ka treguar se Thaçi e ka thirrë në kohën kur LDK-ja e përjashtoi atë dhe vëllaun e tij.

“Unë jam kanë në odë më thirrë në telefon një numër. Del të jetë Hashim Thaçi dhe më thotë të ka përjashtu Isa Mustafa prej partie, zgjidhe cilën numër po e do në PDK. I thash o Hashim Thaçi më përpara shkoj me Sllavisha Petkoviqin (ish deputet nga minoriteti serb 2007-2010) se me ty. Prej Polaci më ka thirrë dhe më ka thënë cilin numër po e do, ja kish lyp numrin Jetullah Gecit”, ka deklaruar Geci në Dukagjin, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se ky i fundit tash nuk mbanë ndonjë pozitë të lartë në LDK, por është veç një anëtarë i thjeshtë i kësaj partie. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz