Sulmuesi shqiptar, Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës vetëm gjatë kësaj vere, nga skuadra e Tiranës.
Mirëpo, aventura e 24-vjeçarit në kryeqytetin kosovar qe e shkurtër, pasi ai po largohet nga Prishtina vetëm pas 2 muajsh.
Klubi i Prishtinës ka njoftuar se “për arsye familjare”, futbollisti në fjalë është liruar nga klubi.
“FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij. E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës. 24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.
Përveç dy klubeve nga dy kryeqytetet shqiptare, Ndreca karrierë ka bërë edhe në Itali, me klube të rangjeve më të ulëta./GazetaExpress/